Ka ndërruar jetë Fadil Veliu nga Podujeva.
Varrimi i tij bëhet sot në ora 15:30, në varrezat e fshatit Dyz.
Lajmi u bë i ditur nga familjarët e të ndjerit.

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” ka njoftuar se është përmirësuar situata pas rritjes së nivelit të ujit nga të reshurat në Badovc e Batllavë.
Si rezultat i reshjeve, niveli i ujit në liqenin e Badovcit është rritur për 1.3 metra, duke shkaktuar turbullira dhe vështirësi në procesin e trajtimit të ujit. Ndërsa në Batllavë 1.4 metra nga niveli që ishte para 48 orëve, tha ujësjellësi.
KRU “Prishtina” tha se “sot situata është përmirësuar dukshëm dhe gjatë ditës pritet normalizimi i furnizimit me ujë në të gjitha zonat e prekura”.

Policia serbe ka arrestuar mbrëmë në Prokuplje një 23-vjeçar nga Podujeva.
Burime të IndeksOnline pohojnë se A.M ishte duke udhëtuar në Serbi, kur u ndal nga policia për një kontroll.
Në veturën e tij dyshohet të jenë gjetur afro 10 kilogramë drogë, e llojit marihuanë.
Burimet bëjnë me dije se 22-vjeçari është ndaluar për 48 orë, teksa nuk dihen detaje të tjera rreth rastit

Komuna e Podujevës njofton hapjen e konkursit për plotësimin e vendeve të punës në Shkollën Fillore me Mësim të Ulët (ShFMU) për pozitat e mëposhtme:
Gjuhë Shqipe (Zëvendësim) – 2 pozita
Matematikë (Zëvendësim) – 2 pozita
TIK (Vend i lirë) – 1 pozite
Sociologji (Vend i lirë) – 1 pozite
Makineri (Vend i lirë) – 2 pozita
Afati i aplikimit: Konkursi është i hapur për shtatë (7) ditë kalendarike, nga data 15.11.2025 deri më 21.11.2025.
Mënyra e aplikimit: Kandidatët e interesuar mund të marrin aplikacionet në formë fizike në Qendrën për Shërbime me Qytetarë, në portalin për rekrutim elektronik.
Për informacione të mëtejshme mbi kriteret e konkursit dhe dokumentacionin e kërkuar, vizitoni faqen zyrtare të Komunës.
Komuna e Podujevës

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e 18 nëntorit në rrugën “Xhemajl Mustafa” në Podujevë, ku një i mitur është arrestuar pasi dyshohet se ka therur me thikë dy të mitur të tjerë,.
Viktimat kanë marrë ndihmën e parë në emergjencën e qytetit dhe më pas janë dërguar në QKUK, ndërsa policia ka sekuestruar thikën e përdorur në sulm.
I dyshuari, pas intervistimit, me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje, ndërsa rasti po hetohet si vrasje në tentativë dhe armëmbajtje pa leje.