KF. “Llapi” ka arritur të shënoi fitore si mysafir ndaj KF. “Kek-u”. Ndeshja u zhvillua në stadiumin “Agron Rama” në Obliliq dhe përfundoi me rezultat 2 me 1 në favor të KF. “Llapi”.

Golashënuesit për ekipin nga Podujeva ishin Edon Zeqiri në minutën 53′ dhe Dardan Jashari në minutën e 88′ shënoi golën e dytë për KF. “Llapin”, duke përmbysur kështu rezultatin e vendasëve nga 1 me 0 në 1 me 2.
Golin për KF. “Keku-u” e shënoi Egzon Kurteshi në minutën e 46′.

Ndeshja u zhvillua për pikë në kuadër të Ligës së Parë të Kosovës, me ç’rast KF. “Llapi” fitoi tre pikë më shumë, duke arritur kuotën e pikëve në 44 pikë dhe duke ruajtur pozitën e cila e dërgon drejt Superligës, ddërsa, ekipi nga Obliqi, KF. “ Kek-u”, mbetet me 30 pikë në vendin e gjashtë.

Kjo ishte fitorja e tretë rradhazi e KF.”Llapi”./llapi.info