Category: Featured

  • Therje me thikë në Podujevë

    Therje me thikë në Podujevë

    Një person është therë me thikë në Podujevë.

    Lajmi është konfirmuar nga Policia e Kosovës.

    Më poshtë detajet:

    “LËNDIM TRUPOR – Rr. Zahir Pajaziti, Podujevë 13.09.2025-18:53. Raportohet se viktima mashkull kosovar është therrë me thikë nga të dyshuar të panjohur. Viktima është dërguar për tretman mjekësor. Thika e cila dyshohet të jetë përdorur në rast është konfiskuar, ndërsa lidhur me rastin është njoftuar prokurori. Rasti nën hetime.”

  • Arrestohet një person në Merdare

    Arrestohet një person në Merdare

    Një person është arrestuar në Merdare.

    Lajmi është konfirmuar nga Policia e Kosovës.

    Me vendim të gjyqtares, i dyshuari është dërguar në Qendrën e Paraburgimit në Lipjan për 48 orë, si masë e përkohshme në kuadër të procedurës penale.

  • Tentoi t’i korruptojë policët në Merdarë, arrestohet një shtetas i huaj

    Tentoi t’i korruptojë policët në Merdarë, arrestohet një shtetas i huaj

    Është arrestuar një person shtetas i huaj pasi që i kishte ofruar ryshfet një zyrtari policor, në piken kufitare në Merdar. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.

    “Prishtinë  28.05.2025-NN. Është arrestuar i dyshuari mashkull shtetas i huaj pasi që, i kishte ofruar ryshfet një zyrtari policor në pikën kufitare Merdar. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e policisë.

  • Merret vendimi për burrin që rrahu brutalisht gruan e tij

    Merret vendimi për burrin që rrahu brutalisht gruan e tij

    Burri nga Prizreni që u pa duke e rrahur brutalisht gruan e tij është arrestuar.

    Ndaj tij është marrë masa e ndalimit prej 48 orëve.

    Kështu ka bërë të ditur për Gazeta Insajderi, zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prizrenit, Vesel Gashi.

    Ai tha se për procedurat tjera do të informojnë me kohë.

    Arrestimi i tij është bërë i mundur pas publikimit të videos ku ai shihet duke ushtruar dhunë të tmerrshme fizike ndaj gruas së tij.

    Pas arrestimit, i dyshuari është intervistuar nga prokurori, ku prezentë ka qenë edhe viktima.

  • Prezantohet përforcimi më i ri i Llapit

    Prezantohet përforcimi më i ri i Llapit

    Klubi Futbollistik Llapi komunikon transferimin e sulmuesit të qendrës, Valmir Berisha nga FC Liria me kontratë për dy-vitet e ardhshme.

    28-vjeçari vjen në klubin tonë me një bagazh të madh e eksperiencë ndërkombëtare dhe do rrit edhe më shumë konkurrencën në repartin ofanziv.

    Fillimi i karrierës së tij në Halmstad dhe pjesëmarrja në klube prestigjioze si Roma, e pjesëmarrja e tij në kombëtaret zinxhirë të Suedisë janë vetëm disa nga momentet që e bëjnë të dallohet në skenën ndërkombëtare të futbollit.

    Besojmë se përvoja e Valmir Berishës do të shtoj forcat e skuadrës sonë dhe do të kontribuoj në arritjen e objektivave tona në garat evropiane dhe sezonin e ri të Superligës.

    Pas prezantimit të tij nga Drejtori Sportiv, Mentor Zhdrella, sulmuesi është prononcuar për faqen zyrtare të klubit: “Është vërtetë kënaqësi të bashkohem me një skuadër kaq të respektuar dhe të ndjekur në futbollin e Kosovës. Dua të falënderoj stafin drejtues, drejtorin dhe trajnerin për besimin e tyre. Jam i përkushtuar plotësisht që të jap maksimumin në çdo ndeshje dhe të kontribuoj për suksesin e KF Llapi. Tifozëve u premtoj angazhim maksimal për t’i gëzuar ata me shumë suksese në vazhdim”

    Berisha është përforcimi i dytë këtë afat kalimtar pas zyrtarizimit të Blend Baftiut. Klubi po punon në transferime tjera cilësore, për të cilat do njoftoheni me kohë nëpërmjet mjeteve tona të informimit.

    #MirësevjenValmir #VB #newtransfer

  • Ekrem Hyseni; Këta vjedhin edhe në objekte shkollore

    Ekrem Hyseni; Këta vjedhin edhe në objekte shkollore

    Kryetari i Lidhjes Demokratike dega në Podujevë, Ekrem Hyseni, ka reaguar pas ndalimit të ceremonisë për nisjen e objektit të ri të shkollës ekonomike “Isa Boletini”, në Podujevë.

    Hyseni ka akuzuar Komunën e Podujevës për hajni.

    Reagimi i plotë;

    Këta vjedhin edhe në objekte shkollore

    Më 6 qershor 2023 është nënshkruar kontrata për ndërtimin e shkollës Ekonomike “Isa Boletini” dhe punimet është dashur të përfundojnë brenda një viti.

    Një vit pas, pushteti lokal e qendror vet paralajmëruan vënien e gurthemelit të shkollës “Isa Boletini”, vet e dështuan.

    Anipse ndër kompanitë që kishin konkuruar kishte me çmim dukshëm më të lirë se sa kompania fituese, megjithatë komuna kishte shpallur fitues kompaninë, e cila ishte e shtata në rënditje për çmim më të lirë, e kriter i shpalljes ishte oferuesi më i lirë.

    Në muajin gusht të 2023-tës, ishte marrë vendimi për pezullimin e aktivitetit të prokurorimit, pas ankesave që disa nga kompanitë tjera kishin parashtruar në OSHP. Si rrjedhojë e saj lënda kishte shkuar në rivlersim.

    Por në shpërfillje të plotë nga kjo, Komuna e Podujevës vendosi ta nënshkruaj kontratën me operatorin më të shtrenjtë e që kushtonte hiç më pak se 617 mijë euro më shtrenjtë.

    Tenderi për ndërtimin e shkollës “Isa Boletini”, është shpërfaqja faktike e një qeverisjeje të korruptuar fort dhe një keqpërdorimi flagrant, ku komuna vendoset komplet në favor të favorizimit dhe kurdisjes së tenderit.

    Këtu dëshmohen qartë tendencat për zhvatje, përfitim e hajni të pastër.

    Një gjë e tillë u shpërfaq sheshit e të gjithë e kuptuan se qeverisja LVV-së me në krye Shpejtim Bulliqin kanë shpejtuar të vjedhin në çdo mundësi edhe pak kohë sa u ka mbetur, madje nuk po kursehen as në objekte shkollore.

    Për t’i vu kapak kësaj hajnie të pastër, kishte paralajmëruar ardhjen në Podujevë edhe Kurti e Nagavci, që t’i nisnin punimet e objektit që procedurën e kishte fund e krye te kurdisur.

    Çdo gjë tashmë ishte e gatshme, të gjitha përgatitjet ishin bërë, por nuk erdhën kryeprotagonistët. Nuk erdhën sepse si opozitë bashkë me mediat zbuluam e paraqitëm në publik fakte që tregonin se ishte gjykata e themeluar në mandatin e Kurtit që e pezulloi këtë procedurë, por në shkelje të plotë të Këtij vendimi u shfaqën dyshja Bulliqi dhe Kurti.

    Gjithmonë do të jemi të gatshëm që si LDK-Podujevë do të jemi në krye të detyrës në mbbrojtje të interesit qytetarë edhe atëherë kur buxhetin e Llapit tentojnë ta dëmtojnë qeveria lokale e qendrore.

    Kjo përpjekje u ndalua sot, por nuk do thotë se u ndalua hajnia, por vetëm u parandalua ndaj do të jemi të vëmendshëm dhe të pakompromis në përballje me ta.

    Hajnia e tyre përfundon, kur përfundon edhe pushteti i tyre.

  • Serbia po arreston kosovarë, institucionet thirrje ndërkombëtarëve për reagim

    Serbia po arreston kosovarë, institucionet thirrje ndërkombëtarëve për reagim

    Qytetarët që po kalojnë nëpër Serbi nuk janë aspak të sigurt. Shumë prej tyre viteve të fundit janë ndaluar, arrestuar e paraburgosur si të dyshuar për krime lufte. Vetëm sivjet u arrestuan tre kosovarë që po shfrytëzonin pikëkalimet kufitare me Serbinë për të udhëtuar drejt vendeve evropiane. Ndërkaq, institucionet e Kosovës vazhdimisht po bëjnë thirrje që të shmangen kalimet përmes pikave kufitare me Serbinë. Për këto ndalime së fundmi u deklaruan edhe nga Departamenti Amerikan i Shtetit.

    Ministri i Punëve të Brendshme i Serbisë, Ivica Daçiq, ka thënë se një person i dyshuar për krime lufte ndaj popullatës civile në Kosovë është arrestuar të shtunën në pikëkalimin kufitar në Merdarë. Bëhet fjalë për Tefik Mustafën që u arrestua me 1 qershor teksa po kalonte andej.

    Sipas MUP-it serb, Mustafa dyshohet se “që si pjesëtar i UÇK-së, në deklaratat e dëshmitarëve është përmendur si pjesëmarrës në rrëmbimin e policëve Goran Marinkoviq, Zhivojin Paviq dhe Predrag Millosheviq, më 19 qershor 1999 në rrugën Prishtinë – Gjilan, të cilëve u humbën të gjitha gjurmët”.

    E nuk është vetëm Mustafa që e pati këtë fat sivjet.

    Më 17 prill të këtij viti u arrestua edhe Sadik Duraku. Duraku , i cili është edhe shtetas britanik, u arrestua më 17 prill të këtij viti në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë. Sipas autoriteteve serbe, ai dyshohet se ka kryer veprën penale “krim lufte kundër popullatës civile”. Autoritetet serbe dyshojnë se Duraku, “së bashku me persona të panjohur, gjatë vitit 1999, në zonën e komunës së Gjakovës, Prizrenit dhe Pejës, si pjesëtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ka rrahur fizikisht, ka ngacmuar mendërisht dhe ka grabitur popullatën civile”.

    Pikërisht me 17 prill, në pikëklaimin kufitar mes Kroacisë dhe Serbisë u bllokuan disa autobusë, e u ndaluan disa kosovarë.

    Në mesin e të ndaluarve atë ditë ishte edhe zëvendësdrejtorin e Policisë së Kosovës, Dejan Jankoviç. Ai u lirua pastaj.

    Përveç Mustafës dhe Durakut, i arrestuar këtë vit është edhe Hasan Dakaj, ish-pjesëtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK).

    Ai është arrestuar më 6 janar në pikën kufitare Merdare.

    Aktakuza kundër tij nuk është publikuar ende. Prokuroria për Krime Lufte e Serbisë e akuzon atë për bashkëpunim në krime lufte kundër popullatës civile.

    Institucionet thirrje për shmangie të kalimit përmes pikave kufitare me Serbinë

    Institucionet e Kosovës vazhdimisht kanë bërë thirrje që qytetarët të shmangim kalimet përmes pikave kufitare me Serbinë.

    Pas arrestimit të Tefik Mustafës, MPDJ njoftoi se i ka njoftuar “misionet diplomatike të Shteteve të Bashkuara dhe Britanisë së Madhe dhe të shteteve tjera në Beograd si dhe i ka dërguar kërkesë zyrtare Zyrës Ndërlidhëse të Serbisë në Kosovë për konfirmim të arrestimit dhe për ofrimin e detajeve tjera relevante, në të cilën kërkesë është përfshirë edhe Delegacioni i Bashkimit Evropian në Serbi”.

    Ata kanë dënuar ndalimin dhe keqtrajtimin e qytetarëve të Kosovës nga Serbia, teksa kanë njoftuar edhe shtetet e QUINT-it mbi këtë veprim të Serbisë.

    “Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës dënon ashpër ndalimin, arrestimin dhe keqtrajtimin e qytetarëve të Republikës së Kosovës dhe njëkohësisht i bën thirrje Bashkësisë Ndërkombëtare që të ndërmarrë hapa konkret për lirimin e menjëhershëm të qytetarit z. Tefik Mustafa dhe njëkohësisht të kërkojë përgjegjësi nga shteti serb për këto veprime arbitrare dhe destruktive dhe që bien ndesh me konventat ndërkombëtare për të drejtat e njeriut. MPJD për këtë arrestim ka njoftuar dhe shtetet e QUINT-it në Kosovë dhe do t’iu mbajë të informuar rreth këtij rasti dhe për çdo informatë të re do t’ju njoftojmë me kohë”, thuhet ndër të tjera në njoftim.

    Arrestimi i kosovarëve në Serbi, DASH bën thirrje për proces të drejtë ligjor

    Departamenti amerikan i Shtetit (DASH) i ka thënë të mërkurën Radios Evropa e Lirë se është në dijeni për arrestimin e një individi nga autoritetet serbe, nën dyshimet për krime lufte në vitet ’90, dhe bën thirrje për një proces ligjor të drejtë dhe transparent ndaj tij, dhe personave tjerë të arrestuar nën dyshimet e njëjta.

    Një zëdhënëse e DASH-it e ka dhënë këtë deklaratë, në kërkesën për të komentuar ndalimin e shtetasit të Kosovës, Tefik Mustafa, nga autoritetet serbe, në pikëkalimin kufitar mes Kosovës dhe Serbisë, Merdare, më 1 qershor.

    Një gjykatë në Beograd ka marrë vendim ndaj tij për paraburgim prej 30 ditësh.

    “Ne u bëjmë thirrje institucioneve serbe që të garantojnë një proces ligjor të drejtë dhe transparent për këtë rast, ashtu sikurse me çdo arrestim tjetër, në përputhje me sundim të ligjit”, është thënë mes tjerash në përgjigjen e Departamentit amerikan të Shtetit.

    Kosovarët që u dënuan nga Serbia ndër vite

    Arrestime nga Serbia pati ndër vite. Madje disa u shpallën fajtorë dhe po vuajnë dënimin.

    Në nëntor të vitit 2022, Gjykata e Lartë në Beograd e shpalli Petrit Dulën fajtor për krime lufte në një fshat afër Gjakovës, në vitin 1999, derisa ai ishte pjesëtar i UÇK-së.

    Mirëpo, në prill të vitit 2023, ai është shpallur i pafajshëm.

    Megjithatë, ai e ka kryer në Beograd dënimin e gjykatës së shkallës së parë prej dy vjetësh burgim.

    Në vitin 2018, Ramadan Maloku është arrestuar dhe është akuzuar për një krim në Nerodime të Epërme në komunën e Ferizajit.

    Duke pranuar marrëveshjen për pranimin e fajësisë, në mars 2019, ai është dënuar me një vit e gjysmë burgim.

    Në nëntor të vitit 2016, Hilmi Kelmendi është arrestuar nën akuzën për krime lufte, por Prokuroria e ka pushuar ndjekjen penale, dhe pas disa ditësh ai është liruar.

    Në prill të vitit 2012, Mark Kashnjeti është arrestuar dhe gjykuar për krime kundër civilëve në Prizren, Kosovë. Ai është shpallur i pafajshëm më vonë.

  • Dyshimet për mashtrim të pensionistëve, policia nis hetimet

    Dyshimet për mashtrim të pensionistëve, policia nis hetimet

    Policia e Kosovës ka njoftuar se ka pranuar autorizim nga prokurori lidhur me dyshimet mbi mashtrimet e mundshme ndaj pensionistëve.

    Në komunikatë thuhet se njësitet relevante policore kanë ndërmarrë veprime hetimore lidhur me këto dyshime.

    PK i ka bërë thirrje pensionistëve që të mos bien pre e mashtrimeve të mundshme dhe për çdo rast ta njoftojnë Policinë.

    “Policia e Kosovës, me datë 13 maj 2024 ka pranuar autorizim nga Prokurori kompetent lidhur me dyshimet mbi mashtrimet e mundshme ndaj pensionistëve të Republikës së Kosovës. Bazuar në autorizim dhe në informacionet e siguruara, njësitet relevante policore kanë ndërmarrë veprime hetimore lidhur me dyshimet për mashtrimet e mundshme ndaj pensionistëve të RKS-së. Policia e Kosovës po i trajton të gjitha informacionet relevante, përderisa të gjitha veprimet në vazhdim do ti ndërmerr në bashkëpunim dhe koordinim me organet e drejtësisë, andaj njëkohësisht iu bën thirrje të gjithë qytetarëve/pensionistëve që të mos bien pre e mashtrimeve të mundshme, dhe për çdo rast të dyshuar ta njoftojnë Policinë e Kosovës, në stacionet më të afërta policore apo në numrin (192) dhe [email protected]”.

  • Podujevë; Tre idealistë; Agim Hyseni, Mehdi dhe Ahmet Bici (Foto)

    Podujevë; Tre idealistë; Agim Hyseni, Mehdi dhe Ahmet Bici (Foto)

    Shokët e idealit asnjëherë nuk i kanë munguar trevës së Llapit.

    Të tillë ishin edhe Agim Hyseni dhe Mehdi dhe Ahmet Bici nga Podujeva.

    Ata ishin bashkë në Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës dhe krenarinë për këtë e shfaqin edhe në këtë fotografi të shkrepur në kohën e luftës.

    /Llapi.info/

     

  • Bulliqi: Njëri prej të dyshuarve për vrasjen e 18-vjeçarit në Podujevë – ka 9 vepra penale

    Bulliqi: Njëri prej të dyshuarve për vrasjen e 18-vjeçarit në Podujevë – ka 9 vepra penale

    Kryetari i kominës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi, ka mbajtur një konferencë për medie, pas mbledhjes së jashtëzakonshme të Këshillit Komunal për Siguri në Bashkësi, raporton Llapi.info.

    Në këtë konferencë, Bulliqi ka folur për dy të dyshuarit për vrasjen e të riut në Podujevë. Ai ka thënë se njëri prej të dyshuarve ka qenë në paraburgim vite më parë, ndërsa i njëjti, sipas tij, ka 9 vepra penale.

    “Njëri prej tyre (të dyshuarve) faktikisht ka qenë i dënuar me tri vite burg, për një rast të më hershëm. Nga ky informacion që morëm njeri prej tyre kishte 9 vepra penale dhe organet e drejtësisë dhe Prokuroria e kishe dhënë fjalën me këtë dënim”, ka deklaruar ai.

    “I dyti që është bashkëpjesëmarrës, nuk ka ndonjë rast ose vepër së paku nga organet e rendit. Ne kemi marre info nga menaxheret e shkollës, ai nuk është nxënës i mire është nxënës që i është thyer nota sjelljes dhe që ka pas mungesa, kjo është ajo që dimë dhe kemi informacione deri tani”, shtoi Bulliqi.