Skuadra e Buducostit nga Mali i Zi që mposhti javën e kaluar Llapin në udhëtim me 13 korrik do të vijnë në Kosovë për ndeshjen e kthimit në Conference League.

Rezultati në Podgoricë u mbyll në 2:0 në të mire të vendasve që tifozët e tyre sulmuan bankën rezervë të Llapit, shkruan Periskopi.

Por, tifozët ‘Ultras’ të Buducostit nuk po ndalën me kaq, ata në hartën që kanë publikuar se në cilin vend do të shkojnë, kanë bërë Kosovën pjesë të Serbisë.

Kjo ngjan të jetë e qëllimshme, pasi të njëjtit kishin brohuritur në kor fjalë fyese e nocionaliste kundër shqiptarëve.

Takimi i dytë zhvillohet në stadiumin ‘Fadil Vokrri’ me fillim nga ora 20:00.