Një person është arrestuar mbrëmjen e së hënës në fshatin Llapashticë e Epërme të Podujevës, pasi dyshohet se ka shtënë me armë zjarri pas një mosmarrëveshjeje verbale me dy persona të tjerë.
Sipas raportit të Policisë së Kosovës, incidenti ka ndodhur më 9 nëntor, rreth orës 21:35.
Njësitë policore kanë dalë në vendin e ngjarjes, ku nga i dyshuari kanë konfiskuar një pistoletë dhe tre fishekë. Arma dyshohet se është përdorur gjatë incidentit.
Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.






