Screenshot
Lokale - eSIMy

Një person është intervistuar nga Policia e Kosovës, pasi dyshohet se ka shtënë disa herë me armë zjarri në fshatin Lupç i Poshtëm të Podujevës.

Sipas raportit të Policisë, rasti ka ndodhur më 8 nëntor, rreth orës 10:00.

Gjatë ndërhyrjes, njësitë policore kanë konfiskuar një pistoletë me gaz dhe 15 gëzhoja.

I dyshuari është intervistuar dhe, me urdhër të prokurorit, është liruar në procedurë të rregullt.