KF Llapi në një konferencë për media e ka prezantuar trajnerin e ri.

Trajneri shqiptar nga Maqedonia, Xhengiz Rexhepi e ka marrë timonin e klubit nga Podujeva, njofton Llapi.info

Rexhepi në këtë konferencë ka thënë se ka pasur oferta tjera nga klube kosovare, maqedonase si dhe jashtë Maqedonisë, por drejtuesit e Llapit ishin më këmbëngulës.

“Për mua është nder që të jem pjesë e Llapit pasi që dita-ditës po bëhet klub profesional, klub që synon titullin dhe Evropën. Dua që t’i përgëzojë edhe trajnerët që kanë punuar më herët. Nuk ka qenë e lehtë që të vendos për Llapin pasi që kishte oferta të tjera nga Kosova dhe Maqedonia si dhe kisha oferta që të shkoja në Evropë si ndihmës-trajner. Kryetari i klubit më ka bindur që të vijë dhe një bisedë e fundit me Tahir Batatinën. Nuk ka qenë në pyetje ana financiare, por idetë e përbashkëta. Premtoj maksimumin te Llapi dhe shpresoj që së bashku do t’i arrijmë qëllimet. Shpresoj se me një frymë të re dhe me ndihmën e Zotit do të kemi sukses”, ka thënë ai./Llapi.info

Image may contain: 3 people, people standing

Image may contain: 3 people, people sitting and indoor

Image may contain: 3 people, people sitting