Të enjten, disa fshatra dhe lokalitete të Komunës së Podujevës do të mbesin pa energji elektrike për shkak të punimeve në rrjet.
Sipas njoftimit, nga ora 09:00 deri në orën 18:00, ndërprerja e energjisë elektrike do të prekë Sekiraçën, Poterët, Qershijat, Kamerollët, Konushevcin, Gllamnikun dhe Llapashticën e Poshtme.
Ndërkaq, nga ora 10:00 deri në orën 14:00, pa energji elektrike do të mbesin edhe Surkishi, Lladofci, Sfeçli, Dumoshi, Shajkovci, Surdulli, Hertica, Rakinica dhe Turuqica.
Banorët e këtyre lokaliteteve duhet të kenë parasysh orarin e ndërprerjes së energjisë elektrike.






