Tre persona të maskuar dyshohet se kanë kryer një grabitje në orët e para të mëngjesit të së hënës në fshatin Siboc të Podujevës.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 03:30, kur tre persona të maskuar dyshohet se kanë kërcënuar me thikë një 58-vjeçar dhe i kanë grabitur një shumë parash.
Sipas informacioneve, dy nga të dyshuarit e kanë mbajtur viktimën nën kërcënimin e thikës, ndërsa personi i tretë dyshohet se ka marrë rreth 200 euro nga lokali.
Të dyshuarit dyshohet se i kanë marrë viktimës edhe 250 deri në 300 euro që i kishte në xhep, duke e çuar shumën e përgjithshme të grabitur në rreth 450 deri në 500 euro.
Pas grabitjes, tre personat janë larguar në këmbë në drejtim të panjohur.
Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë policore, hetuesit dhe forenzika, të cilët kanë nisur mbledhjen e provave dhe dokumentimin e rastit.
Me vendim të prokurorit është iniciuar rasti për veprën penale “Grabitja”, ndërsa hetimet po vazhdojnë për identifikimin dhe arrestimin e personave të dyshuar.





