Një person që ishte duke lëvizur me trotinet është goditur nga një veturë në Podujevë.
Rasti ka ndodhur në afërsi të Shkollës Ekonomike “Isa Boletini”.
Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet policore dhe ekipet e emergjencës, të cilat po merren me rastin.
Deri më tani nuk ka informacione zyrtare për gjendjen shëndetësore të personit të aksidentuar dhe rrethanat në të cilat ka ndodhur aksidenti.






