Lokale - eSIMy

Një fëmijë 12-vjeçar është sulmuar nga disa qenë në Podujevë dhe është dërguar për trajtim mjekësor. Rasti është raportuar më 6 nëntor, rreth orës 16:20.

Sipas Policisë, gjatë trajtimit të rastit, njësia policore ka shkuar te një shtëpi ku dyshohej se ndodheshin qentë. Aty, zyrtarët policorë kanë hasur në rezistencë nga dy gra të dyshuara, ndërsa njëra prej tyre dyshohet se ka sulmuar një zyrtare policore.

Gjatë intervistimit, të dyshuarat kanë mohuar se qentë ishin në pronësi të tyre, duke deklaruar se bëhej fjalë për qen endacakë.

Në konsultim me prokurorin, është iniciuar rasti për pengim të personit zyrtar dhe shkaktim të rrezikut të përgjithshëm, ndërsa të dyshuarat janë liruar.