Shtigjet e këmbësorëve në parkun“ Te Pishat” në qytetin e Podujevës ende janë të bllokuara nga rrëzimi i drunjëve nga erërat e forta që përfshinë Podujevën rreth një muaj më parë, njofton Llapi.info.

Bllokimi i këtyre shtigjeve nga rrëzimi i drunjëve ka bërë që qytetarët të krijojnë shtigje të reja për të ecur. Ata u shprehën se për kalim të këtyre pengesave duhet depërtuar në mes të pishave dhe therrave. Kjo gjendje disa nga qytetarët edhe i ka mllefosur me autoritetet komunale.

Ismet Statovci nga fshati Batllavë i Podujevës ka thënë për Llapi.info se dy deri në tri orë i kalon në këtë park dhe se bllokimi i shtigjeve është duke i krijuar vështirësi në të ecur.

I pakënaqur me këtë gjendje u shpreh edhe një qytetar tjetër i Podujevës.

Nga ana tjetër Drejtori i Drejtorisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural në Podujevë, Avni Fetahu, tha për Llapi.info se komuna nuk mund të marr asnjë veprim pa pasur vlerësimet nga Agjensioni i Pyjeve, sepse ata i kanë inxhinierët dhe ekspertët e vlersimit të dëmeve.

“Në momentin që bëhet vlerësimi, komuna e gëzon të drejtën me i fillu proceduratat me i tërhjek drunjët. Agjensioni i pyjeve sot për momentin janë në Dobërdol. E nesër pritet të dalin në parkun te Pishat, sepse ne nuk guxojmë asnjë dru me pre pa na thanë ata. Ato që kanë qenë në rrugë ka intervenu ekipa dhe i ka largu nga rruga kryesore”, tha Fetahu për Llapi.info, duke shtuar se në momentin që i marrin vlerësimet nga Agjencioni i Pyjeve do të bëhët pastrimi i shtigjeve.

Fetahu shtoi se vonesa e largimit të drunjëve nga shtigjet e këmbësorëve sipas Agjencionit të Pyjeve është bërë për shkak të motit të ligë dhe dëmeve më të mëdha që kanë qenë në Ferizaj./Llapi.info.

12622025_1063981987028324_3259178514471191106_o
12622425_1063982067028316_3205188566809780670_o