Llapi e ka mbajtur hapin me kryesuesit në tabelë, Feronikelin e Prishtinën, pasi ka shënuar fitore ndaj Lirisë (1:0).

Trajneri, Bekim Shotani, e ka vlerësuar pozitivisht paraqitjen e futbollistëve të tij.

“Patëm përballë një Liri shumë të motivuar. Në pjesën e parë luajtëm shumë mirë, në të dytën u tërhoqëm pak, por patëm raste shënimi, qëlluam shtyllën. Megjithatë, nuk arritëm të shënojmë golin e dytë dhe kjo po na ndodh në vazhdimësi. Po na mungon sulmuesi kryesor, por sidoqoftë ngadalë po i afrohemi objektivit”, ka thënë Shotani për Super Sport Kosova, transmeton Llapi.info

E synimi i Llapit për këtë edicion është shumë i qartë. “Pas eliminimit në Kupë, objektivi ynë i vetëm është titulli i kampionit dhe çdo gjë tjetër do të ishte dështim. Duhet t’i bëjmë dy-tri përforcime, të ndërrojmë filozofinë e lojës dhe në pranverë të jemi skuadër edhe më konkurruese”, ka shtuar Shotani.

Stinorin vjeshtor Llapi e përfundoi në pozitën e tretë./Llapi.info