Trajneri i Llapit, Bekim Shotani, e ka vlerësuar si shumë të rëndësishme fitoren në Prishtinë ndaj Flamurtarit.
Ai kërkoi vëmendje nga djemtë edhe për sfidën për Kupën e Kosovës në mesjavë, pasi që edhe ky është një objektiv shumë i rëndësishëm i LLapit.
“Për ne sot rezultatet tjera pos fitores do të ishin dështim, ani pse luanim ndaj një ekipi të fortë si Flamurtari. Megjithatë djemtë luajtën për mrekulli taktikisht, u angazhuan shumë dhe mendoj morëm një fitore të merituar”, deklaroi Shotani për “Super Sport Kosova”.
“Ne besojmë në titullin kampion. E pamë se dje Prishtina dështoi, ne tani jemi afruar për dy pikë”.
“Ndaj Trepcës ’89 na pret një ndeshje e vështirë për Kupë, por do të mundohemi maksimalisht sepse edhe Kupa është objektiv shumë i rëndësishëm për ne”, shtoi ai./Llapi.info