Po vazhdon pastrimi i deponive ilagle në Komunën e Podujevës në kuadër të aksionit “Ta Pastrojmë Kosovën”. Janë tetë kompani që vullnetarishtë po pastrojnë deponitë ilegale në Podujevë, raporton Llapi.info.

Por, këtyre kompanive problem u ka dalur me kompaninë regjionale për menaxhimin e mbeturianve (KRMK) në fshatin Dumnicë të Podujevës. Këta të fundit nuk kanë lejuar shprazjen e kamionëve me mbeturina.

Kordinatori lokal i Iniciativës “Ta Pastrojmë Kosovë”, Bujar Gimolli, ka thënë për Llapi.info se problemi është paraqitur për shkak të mungesës së një shtytësi për largimin e mbeturinave.

“Janë katër deponi ilegale që janë pastruar në tërësi. Mirëpo, kjo ka ngecur për shkak të problemeve që deponia e grumbullimit të mbeturinave në fshatin Dumnicë ka paraqitur. Edhe pse ne i kemi ndjekur të gjitha procedurat, në momentin kur kamionët e parë kanë ardhur për t’u shkarkuar, deponia në fjalë ka paraqit probleme për shkak të mungesës së një shtytësi, i cili i largon mbeturinat të cilat vin nga tereni”, ka thënë Gimolli.

Ai ka treguar se Iniciativa “Ta Pastrojmë Kosovën” së bashku me Komunën e Podujevës kanë angazhuar një kompani private, e cila ka sjellur shtytësin.

“Shtytësi është sjell. Tash kompania e menaxhimit të mbeturinave e ka lejuar shprazjen e kamioneve dhe aksioni ka filluar të rrjedh normalisht”, ka shtuar Bujar Gimolli.

Llapi.info ka kontaktuar me Abdullah Haxhiu, drejtor i KRMK-së, i cili ka pranuar së problemi është paraqitur për shkak të mungesës së shtytësit.

“Neve në mëngjes na është premtuar se do të jetë një shtytës për mbeturina. Por, sigurisht për shkak të ndonjë problemi Iniciativa “Ta Pastrojmë Kosovën” nuk ka mundur të e sjell. Më vonë është sjell shtytësi dhe tash puna po ecën mirë”, ka thënë Haxhiu për Llapi.info.

Ai ka bërë të ditur se kushdo që merr aksione të tilla, shprazjen e mbeturinave do ta ketë pa pagesë në deponinë e grumbullimit të mbeturinave në Dumnicë të Podujevës./Llapi.info