Klubi nga Podujeva, KF Llapi, ka prezantuar sot edhe një lojtar të ri, shkruan Llapi.info.

Bëhet fjalë për brazilianin Robson Da Silva, i cili ka nënshkruar kontratë deri në qershor të vitit 2023.

“Braziliani 26 vjeçar firmos me ne deri në verën e vitit 2023. Robson Da Silva, i lindur më 14.07.1996, i gjatë 1.80 m do t’i shtoj vlerat e mesfushës sonë. Da Silva gjatë karrierës së tij është paraqitur për skuadrat si: Sertanense FC në Portugali, Makedonija GP e Belasica në Maqedoninë Veriore si dhe Al-Mesaimeer në Katar. Ai luan në pozitën e mesfushorit qendror, i aftë për të luajtur edhe si mesfushor defanziv. Pasi ka përfunduar të gjitha procedurat e kontratës, Da Silva që nga dita e nesërme do t’i bashkohet ekipit në stërvitje”, ka njoftuar klubi.

Nga Llapi, në këtë merkato, janë larguar disa lojtarë, ndërkohë që edhe janë prezantuar lojtarë të ri./Llapi.info