Futbollisti Dardan Jashari është larguar nga klubi i Llapit, shkruan Llapi.info.

Kështu ka njoftuar faqja zyrtare e klubit nga Podujeva, ku është bërë e ditur se Jashari është paraqitur 19 herë për Llapin.

‘Faleminderit Dardan Jashari! Klubi jonë, KF Llapi dhe futbollisti Dardan Jashari i kanë ndarë rrugët e bashkëpunimit. Dardi ishte pjesë e ekipit tonë në edicionin e fundit ku arriti të paraqitej në 19 ndeshje, shënoj 2 gola dhe fitoi dy trofe: Kupën e Kosovës dhe Superkupën. Klubi e falenderon për kontributin e dhënë si dhe i dëshiron shumë suksese në vazhdim të karrierës”, thuhet në njoftim./Llapi.info