Llapi ka arritur të shënojë fitore si vendase ndaj Dritës me rezultat 1-0, në ndeshjen e vlefshme për javën e 15-të në Ipko Superligë, njofton Llapi.info
Pjesa e parë e ndeshjes u karakterizua me dominim nga llapjanët të cilët krijuan shumë raste. Rasti i parë i ndeshjes erdhi pas vetëm dy minutave lojë me anë të Ardian Limanit. Llapi nuk u ndal me dominimin, derisa Festim Alidema shënoi në fundin e pjesës së parë për rezultatin 1-0, i cili njëherit ishte edhe epilogu i fundit.
Në pjesën e dytë të dyja skuadrat patën raste shënimi, por që rrjetat mbetën të paprekura.
Pas kësaj fitore, Llapi vazhdon të mbetet në pozitën e tretë në tabelë me 29 pikë të tubuara, duke lënë Dritën një pozitë më poshtë me 22 pikë.
Në ndeshjen e radhës, Llapi luan në udhëtim te Flamurtari, ndërsa Drita pret Feronikelin./Llapi.info






