Llapi e ka mposhtur Lirinë e Prizrenit me rezultat minimal 1-0 në stadiumin e qytetit “Zahir Pajaziti”, njofton Llapi.info

Në fillimin e ndeshjes skuadra mysafire rrezikoi tri herë portën llapjane, por që nuk u konkretizuan me gol. Pas rasteve të lëshuara, Llapi arrin të shënojë në minutën e 31-të me anë të kapitenit Hamdi Namani, pas asistimit të Festim Alidema.

Me rezultat 1-0 skuadrat shkuan në pushim prej 15 minutash.

Pjesa e dytë u dominua nga skuadra e Llapit, por Festim Alidema ishte i pafat kur në minutën e 60-të qëlloj traversën.

Prizrenasit provuan me anë të Liridon Fetahaj në minutën e 80, por ‘gardiani’ i Llapit, Afrim Ademi shpëtoi gol të sigurt.

Me këtë fitore, Llapi përfundon stinorin vjeshtor në pozitën e tretë me 35 pikë të tubuara, ndërsa Liria në pozitën e 10 me 19 sosh./Llapi.info