Lokale - eSIMy

Java e 15-të në elitën e futbollit kosovar starton sot me kryendeshjen Llapi-Drita, e cila luhet me fillim nga ora 13:30 në stadiumin e qytetit “Zahir Pajaziti”, shkruan Llapi.info

Llapjanët në këtë sfidë vijnë pas fitores në udhëtim te Ferizaj, ndërsa Drita ishte mposhtur në shtëpi nga Liria.

Në ndeshjen e parë të zhvilluar mes këtyre dy skuadrave fitore kishte shënuar Llapi me rezultat 2-1.

Pas 15 javësh, Llapi radhitet në pozitën e tretë me 26 pikë të tubuara, derisa Drita është e katërta me 22 sosh./Llapi.info