Ngjashëm sikurse edhe partia e AAK- së e cila do të mbajë një takim të jashtëzakonshëm sot në ora 19:00 në të cili do të pritet të shkarkohen dy anëtarë të kryesisë, edhe Partia Demokratike e Kosovës- dega në Podujevë pritet të marr masa ndaj këshilltares së tyre, Donjeta Jakupi, raporton Llapi.info.

Burime të Llapi.info kanë thënë se PDK pritet të marr vendim dhe të përjashtojë nga partia Donjeta Jakupin për shkak të shkeljes së vendimit të kryesisë së degës.

Llapi.info ka kontaktuar me kryetarin e PDK- së në Podujevë, Muhamet Latifin mirëpo ai në një prononcim përmes telefonit tha se deri më tani nuk kemi ndërmarrë asgjë dhe se për ç’do të re do të njoftoheni.

Kujtojmë se LDK në këtë komunë së bashku me PD- në kishin vetëm 16 vota dhe për ta zgjedhur kryesinë e kuvendit u duheshin 18 sosh. Me votat e Tringë Sfishtës nga AAK dhe Donjeta Jakupit nga PDK, edhe u zgjodh kryesuesi i Kuvendit Komunal, Fatmir Gashi./Llapi.info.

Lexo edhe:

Ky është vendimi i AAK- së në Podujevë rreth këshilltares e cila votoi kryesuesin e Kuvendit Komunal

Me ndihmën e opozitës zgjedhet kryesuesi i Kuvendit Komunal në Podujevë