Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës- dega në Podujevë, menjëherë pas votimit të kryesuesit të Kuvendit Komunal të kësaj komune, ka thirrur një takim të jashtëzakonshëm brendapartiak, në të cilin pritet të shkarkohen anëtarët e kryesisë Tringa Sfishta dhe babai i saj Smajl Sfishta, raporton Llapi.info.

Këtë për Llapi.info e ka bërë të ditur një burim i afërt i kësaj partie i cili ka thënë se sot në ora 19:00 do të mbahet takim i jashtëzakonshëm i AAK- së ku si rend dite do të jetë marrja e masave për shkeljen e vendimit të kryesisë së degës.

Në këtë takim sipas këtij burimi pritet të shkarkohen dy anëtarët e AAK- së, Tringë Sfishta si dhe babai i saj, Smajl sfishta.

Kujtojmë se këshilltarja e AAK- së Tringë Sfishta së bashku me Donjeta Jakupin nga PDK kanë qenë këshilltaret e vetme nga opozita të cilat kanë marrë pjesë në votim ku edhe kanë votuar për zgjedhjen e kryesuesit të Kuvendit Komunal në Podujevë./Llapi.info