Lokale - eSIMy

Elvis Mulliqi, i cili humbi jetën në një aksident trafiku në Mal të Zi, është nipi i ish-gazetarit të njohur, Aqif Mulliqi (djali i vëllait të tij).

47-vjeçari nga Kosova ishte ish-polic kufitar dhe vdiq në aksidentin që ndodhi në magjistralen Rožaje–Berane.

Në aksidentin, ku u përfshinë dy automjete, përveç Mulliqit, dy persona të tjerë mbetën të lënduar.

Ngjarja ndodhi rreth orës 15:45, ndërsa pas përfundimit të hetimeve në vendin e ngjarjes, qarkullimi në këtë magjistrale u rikthye në normalitet.