Lokale - eSIMy

Një aksident i rëndë trafiku i ka marrë jetën Maltina Feratit, e cila humbi jetën të shtunën në një përplasje mes dy veturave në Rrugën e Arbrit, në Shqipëri.

Aksidenti ndodhi në afërsi të tunelit të Murrizit, në zonën e Shkallës së Tujanit, ku dy automjete u përplasën me njëra-tjetrën.

Si pasojë e përplasjes, përveç Maltina Feratit, jetën e humbi edhe 42-vjeçari Bledian Osmani, ndërsa pesë persona të tjerë mbetën të lënduar dhe u dërguan në spital për trajtim mjekësor.

Ferati ishte pasagjere në njërën nga veturat e përfshira në aksident.

Grupi hetimor ka nisur punën për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe shkaqeve të kësaj tragjedie.