Beqir Batatina është zgjedhur kryetari i ri i klubit KF Llapi.
Sipas njoftimit të klubit, Beqir Batatina është zgjedhur kryetar pa asnjë votë kundër, pas propozimit të drejtorit sportiv, Tahir Batatina, transmeton Llapi.info
“Podujevë, 10 nëntor 2018 – Pas takimit të rregullt ndërmjet kryesisë së klubit “Llapi”, të mbajtur sot me datë 10.11.2018 me qëllim vazdhimin e konsolidimit të klubit me aksionarët e rinjë, Drejtori Ekzekutiv, z. Tahir Batatina në parim propozoi që Kryetar i klubit të zgjedhet z. Beqir Batatina, i cili pas hudhjes në votim u mbështet fuqishëm dhe pa asnjë votë kundër ai nga sot do të jetë Kryetar i KF Llapit”, thuhet në njoftim.
Më tej, është bërë e ditur se janë përcaktuar edhe drejtorët për transfere ndërkombëtare, ku për shtetin e Zvicrës është caktuar Bejtush Batatina dhe për Gjermani, Amrush Batatina.
“Drejtori ekzekutiv, Tahir Batatina me këtë rast përshëndeti tre aksionarët e rinjë ku para ndeshjes i prezantoi tek lojtarët së bashku me Kryetarin dhe kërkoj mbështetje maksimale që Llapi të jetë një skuadër stabile dhe e organizuar mirë. Në prezantim mungoi vetëm aksionari Amrush Batatina i cili ishte i angazhuar me ndërrmarjen e tij. Pra nga sot, aksionarët e rinjë të KF Llapit janë: z. Beqir Batatina, z. Bejtush Batatina dhe z. Amrush Batatina të cilët janë biznismenë të suksesshëm llapjanë me bizneset e tyre përkatëse në Zvicërr e Gjermani”, thuhet tutje në njoftimin e klubit nga Podujeva./Llapi.info






