Stadiumi “Zahir Pajaziti” në Podujevë nuk u licensua nga UEFA për t’i zhvilluar ndeshjet ndërkombëtare.

Llapi do të luajë në kualifikimet e Conference League, por ndeshjet si vendas do t’i zhvillojë në stadiumin “Fadil Vokrri”.

Vet Llapi kishte bërë kërkesë në UEFA që t’i lejonin që ndeshjet e tyre t’i zhvillonin në stadiumin e rinovuar së fundmi, por përgjigjja ishte negative.

Lidhur me këtë ka reaguar trajneri i Llapit, Tahir Batatina.

“A është mëkat të mos zhvillohen ndeshjet ndërkombëtare në Arena “Zahir Pajaziti”, kur gjendja e fushës është e nivelit të kategorisë së 5-të dhe e njëjtë me klubet e nivelit të lartë evropian”, shkroi Batatina në Facebook.