Drejtori ekzekutiv i Llapit, Tahir Batatina është mysafir në emisionin “90 Plus” në Radio Prishtina.
Ai ka treguar se sa është rroga mesatare tek klubi llapjan.
“Rroga mesatare tek Llapi është 1,400 euro. Për shembull, Ahmed Januzi e ka rrogën 2500 euro. Ne e paguajmë atë edhe pse është i lënduar”, u shpreh Batatina.
Sipas tij, Llapi për këtë edicion e ka siguruar buxhetin me kushte moderne për futbollin kosovar./Llapi.info