Llap të shtunën luan derbin e xhiros së 15-të në Ipko Superligë kundër kampionit aktual, Dritës, njofton Llapi.info

Sfida do të luhet në stadiumin e qytetit ‘Zahir Pajaziti’ prej orës 13:30.

Me këtë rast, drejtori sportiv i Llapit, Tahir Batatina ka ftuar të gjithë qytetarët e Podujevës që të jenë në numër sa më të madh për ta ndjekur këtë duel.

Sipas tij, ka ardhur koha që Llapi të fitojë një trofe dhe për këtë duhet kaluar secila pengesë që del përpara, madje edhe ajo e së shtunës, Drita./Llapi.info