Bekim Shotani nuk do ta drejtojë Llapin edhe në stinorin pranveror. Ai nuk ka gjetur gjuhë të përbashkët me kryesinë për vazhdimin e bashkëpunimit.
Trajneri Bekim Shotani është larguar nga klubi teksa lajmi konfirmohet nga faqja zyrtare e klubit në rrjetin social Facebook.
“Kryesia e KF Llapit, Kryetari i klubit, Beqir Batatina dhe Drejtori ekzekutiv-sportiv, Tahir Batatina falenderojnë Bekim Shotanin për kontibutin e dhënë dhe për punën profesionale si Kryetrajner i skuadrës së Llapit”, thuhet në njoftimin e klubit.
Llapi ka paralajmëruar disa prurje gjatë afatit kalimtar të dimrit./Llapi.info