Lokale - eSIMy

Kryesia dhe futbollistët e Llapit me rastin e gjashtë mujorit të vdekjes së ish-presidentit Fadil Vokrri, kanë bërë sot homazhe te varri i tij, transmetonLlapi.info

“Prishtinë, 9 dhjetor 2018 – Me rastin e 6 mujorit të ndarjes nga jeta të ish-futbollistit të KF “Llapi”, Presidentit të FFK-së e Legjendës së mbarë futbollit kosovar, Fadil Vokrri, drejtuesit dhe futbollistët e Llapit vizituan gjatë ditës së sotme varrin e tij ku edhe bënë homazhe në nderim të veprës shumë vjeçare për KF Llapin e futbollin kosovar në veçanti”, thuhet në njoftimin e klubit nga Podujeva.

Me këtë rast u vendosen kurora lulesh dhe u bënë nderime për veprën dhe karrierën e legjendës, Fadil Vokrri./Llapi.info

Image may contain: 1 person, standing and outdoor

Image may contain: one or more people, outdoor and text

Image may contain: flower