Janë duke vazhduar punimet për ndërtimin e stadiumin ndihmës të KF Llapit në fshatin Dumosh të Podujevës, transmeton Llapi.info
Për t’i parë nga afër këto punime, sot ka dalë edhe drejtori sportiv i Llapit, Tahir Batatina.
“Podujevë, 12 nëntor 2018 – Gjatë ditës së sotme Drejtori Ekzekutiv–Sportiv, Tahir Batatina inspektoi nga afër punimet në stadiumin ndihmës të Llapit që po ndërtohet në fshatin Dumosh. Puna në stadium po ec me ritëm të shpejtë dhe është afër që Llapi ta ketë stadiumin ndihmës në shërbim të Akademisë së Llapit”, thuhet në njoftimin e klubit./Llapi.info









