Ministri në detyrë i Shëndetësisë, Arben Vitia, ka thënë se e ka menduar dorëheqjen pas rastit të vdekjes së 26 vjeçarit në Qendrën e Studentëve.
Në një konferencë për media, ai ka thënë se si ministër i Shëndetësisë ka përgjegjësi për zbardhjen e plotë të rrethanave.
“Sa i përket përgjegjësisë time, unë si Arben Vitia qysh mbrëmë kam menduar për dorëheqje dhe jam duke e menduar një gjë të tillë. Por si ministër i Shëndetësisë kam përgjegjësi dimensionale në këtë drejtim dhe një nga to është zbardhja e plotë e rrethanave”, ka thënë ai.