Një tjetër rast i dhunës në familje është regjistruar në Podujevë, raporton Llapi.info.

Kështu ka njoftuar sot Policia e Kosovës në njoftimin e saj 24-orësh, ku është bërë e ditur se një grua ka pësuar dhunë psikike dhe fizike.

“Podujevë 23.05.2022 – 18:00. Viktima femër kosovare ka raportuar se i dyshuari mashkull kosovar, ka ushtruar dhunë psikike dhe fizike ndaj saj. Palët janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit, rast procedohet në procedurë të rregullt” , ka njoftuar PK./Llapi.info