Nga 1 dhjetori 2026, Austria do të hapë një kuotë të posaçme për punësimin e 2 mijë punëtorëve sezonalë nga pesë shtete të Ballkanit Perëndimor, përfshirë Kosovën.
Mundësitë e punësimit janë kryesisht në sektorin e turizmit dhe hotelerisë, ku kërkohen kuzhinierë, kamerierë, ndihmës kuzhine dhe punëtorë të mirëmbajtjes.
Pagat fillestare mujore për disa pozita arrijnë rreth 2,100 euro bruto, ndërsa për punëtorët e kualifikuar mund të kalojnë 2,600 euro.
Rregullorja do të jetë në fuqi deri më 30 nëntor 2028, ndërsa kuota do të ndahet ndërmjet Kosovës, Bosnjës dhe Hercegovinës, Serbisë, Malit të Zi dhe Maqedonisë së Veriut.
Qytetarët e interesuar duhet fillimisht të sigurojnë një punëdhënës në Austri, i cili më pas aplikon për lejen e punësimit pranë autoriteteve përkatëse austriake.
Pas miratimit të lejes, punëtorët duhet të pajisen me vizë për punë sezonale. Udhëtimi pa vizë nuk u jep qytetarëve të Kosovës të drejtën e punësimit në Austri.






