Një incident është raportuar sot në Kuvendin Komunal të Mitrovicës së Jugut, ku dyshohet se ka pasur përleshje fizike mes anëtarëve të stafit të kryetarit Faton Peci dhe asamblistëve të PDK-së.
Deri më tani nuk dihen arsyet që kanë çuar deri te incidenti.
Lidhur me rastin nuk ka ende ndonjë raportim zyrtar nga Policia e Kosovës.






