Presidenti i vendit, Hashim Thaçi, ka kujtuar 21 vjetorin e masakrës së Studimes së Vushtrrisë.

Thaçi, nëpërmjet një postimi në Facebook, theksoi se forcat policore dhe ushtarake serbe vranë dhe masakruan 116 civilë kështu duke zgjeruar edhe më shumë krimet, masakrat dhe gjenocidin kundër popullatës shqiptare.

“Pavarësisht se urdhërdhënësit dhe ekzekutorët e mbi 400 masakrave ende nuk u zbuluan dhe nuk dolën para drejtësisë, krimet e tilla, si krime kundër njerëzimit, nuk do të vjetrohen dhe nuk do të harrohen asnjëherë. Liria që gëzojmë sot ka në themele gjakun e mijëra martirëve!” ka shkruar mes tjerash Thaçi.

Postimi i plotë i Thaçit:

Në Studime të Vushtrrisë, para 21 viteve, forcat policore dhe ushtarake serbe vranë dhe masakruan 116 civilë shqiptarë, duke zgjeruar edhe më shumë krimet, masakrat dhe gjenocidin kundër popullatës shqiptare. Zbatimi sistematik i doktrinës së tokës së djegur në Kosovë, dëbimi masiv i qytetarëve, spastrimi etnik, vrasjet pa dallim moshe dhe gjinie që u bënë në vitet 1998 dhe 1999, deri më sot, ende kanë mbetur pa u ndëshkuar nga drejtësia ndërkombëtare dhe ajo vendore.

Pavarësisht se urdhërdhënësit dhe ekzekutorët e mbi 400 masakrave ende nuk u zbuluan dhe nuk dolën para drejtësisë, krimet e tilla, si krime kundër njerëzimit, nuk do të vjetrohen dhe nuk do të harrohen asnjëherë. Liria që gëzojmë sot ka në themele gjakun e mijëra martirëve!”, ka shkruar Thaçi.

Në Studime të Vushtrrisë, para 21 viteve, forcat policore dhe ushtarake serbe vranë dhe masakruan 116 civilë shqiptarë,…

Gepostet von Hashim Thaçi am Samstag, 2. Mai 2020