Trajneri, Bylbyl Sokoli i është kundërpërgjigjur drejtorit të Llapit, Tahir Batatina i cili kishte thënë se për shkak të Sokolit, janë larguar sponsorët nga klubi.
Sokoli i cili e ka drejtuar Llapin në këtë kampionat ka deklaruar se nuk merret me një njeri që nuk ka lidhje me futboll.
“Nuk dua që ta bëj faktor një njeri që nuk ka lidhje me organizim të klubit, nuk ka lidhje me futboll dhe nuk ka të bëj asgjë me futboll. Është banale me deklaruar se për trajnerin janë larguar sponsorët. Të gjithë janë në dijeni se pse jam larguar nga Llapi”, deklaroi Bylbyl Sokoli për KTV.
Sokoli dhe Batatina nuk kanë pasur raporte shumë të mira te Llapi.






