Sot është shpallur konkursi për regjistrimin e nxënësve në klasën e dhjetë të gjimnazeve dhe të shkollave profesionale për vitin shkollor 2016/2017, në komunën e Podujevës njofton Llapi.info.

Konkursi do të jetë i hapur tri ditë rresht me 14, 15 dhe 16 qershor nga ora 08:00- 16:00

Nxënësit duhet të i dorëzojnë dokumentet e nevojshme në objektet e shkollave ku ata mendojnë t’i vazhdojnë mësimet.
Në konkurs e publikuar nga Drejtoria e Arsimit e Komunës së Podujevës, bëhet e ditur se nxënësit për të konkurruar për regjistrim në klasën e 10-të në gjimnaze dhe shkolla profesionale, duhet të paraqesin këto dokumente:

Fletëparaqitjen (e cila merret në shkollën në të cilën konkurron)
Dëftesën origjinale për kryerjen e shkollës së mesme të ulët (6-9) dhe
Certifikatën e lindjes.

Për t’a parë konkursin e plotë kliko këtu.

Rezultatet për pranimin e nxënësve shpallen në shkollat përkatëse me 17 qershor 2016, ndërsa, kthimi i dokumenteve për nxënësit, të cilët nuk janë pranuar bëhet prej datës 18 qershor 2016.

Shefi i Drejtorisë së Arsimit në Podujevë, Xhevat Llugaliu, ka bërë të ditur se kalueshmëria e Testit të Arritshmërisë në Podujevë ka qenë 58.20%, një rritje e lehtë krahasuar me vitin e kaluar që ka qenë 56.80%./Llapi.info