Rrugët dhe trotuaret e dëmtuara, të cilat po bëhen nga kompani të ndryshme në Podujevë, janë duke krijuar probleme të mëdha për banorët e kësaj Komune, raporton Llapi.info.

Rasti më i fundit është ai në fshatin Peran ku një kompani, për të futur kabllot nën dhe, ka shkatërruar trotuarin në disa vende të ndryshme. Pas kryerjes së punimeve trotuari më nuk është kthyer në gjendjen e më hershme.

E një gjë e tillë po paraqet rrezik për banorët e kësaj ane. Ata thonë se për kaluar në këmbë apo biçikletë në këtë pjesë, duhet që në disa vende të zbresin në vendkalimin e automjeteve vetëm për të anashkaluar tubat me kupëza.

Lexo edhe:

Komuna e Podujevës në hall me kompanitë publike

 

Për të futur kabllot e tyre nën dhe përgjatë rrugës “Brigadat” punimet kanë filluar të bëhen tashmë e një muaj.

Kujtojmë se kjo çështje para një viti ishte ngritur edhe në kuvendin komunal të Podujevës ku drejtori i Drejtorisë për Shërbime Publike, Mbrojtje dhe Shpëtim Faik Muçiqi kishte thënë se ndaj disa kompanive të cilat nuk kanë rikthyer trotuaret në gjendjen e tyre të më hershme kanë bërë edhe raport.

Përveç problemeve me PTK- në dhe KEDS- in, Muçiqi kishte thënë se në disa raste probleme kanë pasur edhe me ujësjellësin./Llapi.info