Familjes tre antarëshe të Hamit Ajdarit i është thënë se sot duhet të largohet nga baraka, shkaku se nuk e ka paguar qiranë për dy muaj.
Ajdari për KOHË-n ka thënë se pronari sot u ka kërkuar ta lëshojnë barakën, derisa ka theksuar se ende nuk ka përftuar asgjë nga pakoja emergjente e komunës.
“Pronari më ka larguar prej barakës, për besë s’kam ku të shkoj, nëse ka bamirës të më ndihmoj. Qe dy muaj nuk ia kam paguar qiranë e sot më ka thirr e më tha që t’ia liroj vendin. Kam aplikuar në Komunë për pakon emergjente, por asnjëherë nuk më kanë thirr, asgjë nuk më kanë sjellë edhe pse ma kanë marrë numrin. Nuk e di ku të shkoj, më ka dhënë kohë deri sonte në mbrëmje”, ka thënë Ajdari.