Një personi në rrugën “Llapi” në Podujevë i është konfiskuar një armë, raporton Llapi.info.

Rasti ka ndodhur rreth orës 10:00, derisa i dyshuari është shoqëruar në stacion policor, e më pas është liruar.

“Gjatë kontrollit te i dyshuarit mashkull kosovar i është gjetur dhe sekuestruar një pistoletë me tre fishekë. Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt”, ka njoftuar Policia e Kosovës./Llapi.info