23 persona janë ndaluar nga Policia e Kosovës gjatë 24 orëve të fundit për mosveprim sipas dispozitave shëndetësore të përcaktuara gjatë pandemisë COVID-19.

14 prej tyre u ndaluan në Prizren, gjashtë në Gjilan dhe tre në Gjakovë.

Gjithsej ishin 10 raste në orët e fundit të cilat u raportuan lidhur me mosveprim në bazë të dispozitave shëndetësore gjatë kësaj periudhe.

Duhet përkujtuar që prej sot fillon ndryshimi i masave të ndërmarra nga institucionet përgjegjëse, ku qytetarët kanë të drejtë lëvizje nga tri orë dhe shumë prej bizneseve kanë të drejtë fillimin e punës.

Kurse gjatë të njëjës kohë, në vend janë arrestuar 22 persona për vepra të ndryshme penale, ku shtatë prej tyre janë dërguar në mbajtje, kurse të tjerët janë liruar në procedurë të rregullt.