Llapi ka pësuar humbje në Podujevë nga Drita me rezultat 0-2, shkruan Llapi.info.

Pjesa e parë përfundoi barabartë 0-0, edhe pse Llapi pati mundësinë ideale të shënonte me anë të Festim Alidemës në minutën e 19’, por ky i fundit u tregua i pasaktë nga penaltia.

Në të dytën, ishin mysafirët që patën dominimin. Gjilanasit arritën të zhbllokonin rezultatin në 0-1 në minutën e 59’, me anë të Blendi Baftiut.

Drita, edhe pse me një lojtar më pak në fushë, arriti të shënonte edhe një herë krejt në fund të ndeshjes, për rezultatin final 0-2.

Me këtë humbje, Llapi ka 41 pikë dhe aktualisht radhitet në vendin e gjashtë në tabelë, kurse Drita kryeson me 66 pikë të tubuara.

 

 

 

/Llapi.info