I është dhënë sot lamtumira e fundit kampionit të aeronautikës Hizdri Gubetinit, shkruan Llapi.info.
Varrimi i të ndjerit është bërë në varrezat te Xhamia e Vjetër, ku morën pjesë figura të ndryshme dhe qytetarë të shumtë.
Sportisti Hizdri Gubetini nga Federata Aeronautike e Kosovës në tetor të këtij viti e ka zënë vendin e parë në aktivitetin më të madh botëror që është mbajtur në Turqi, i njohur si “Oludeniz Air Game Festival”.
Sportisti nga Podujeva e ka zënë vendin e parë nga 55 pilotë sa kanë marrë pjesë në këtë garë. Ky nuk ishte suksesi i tij i vetëm. Ai numëron një vistër suksesesh e mbresash./Llapi.info







