Pesë llapjanë janë arrestuar nga Policia e Kosovës në 24 orët e fundit, në dy lokacione të ndryshme, raporton Llapi.info
Dy persona u arrestuan pasi që dyshohet se ushtruan dhunë fizike dhe psiqike ndaj një gruaja.
Ndërsa tre të tjerë u arrestuan pas një rrahje që ndodhi në fshatin Sfeçël.
Si pasojë e rrahjes njëri nga të dyshuarit ka pësuar lëndime trupore dhe ka pranuar tretman mjekësor “, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës.
Tutje, sipas PK-së, dy nga të dyshuarit me vendim të prokurorit dërgohen në mbajtje, ndërsa njëri nga ta lirohet në procedurë të rregullt.






