Dy persona janë arrestuar paraditën e djeshme në Podujevë, pasi dyshohet të kenë ushtruar dhunë ndaj nusës së tyre, njofton Llapi.info.
Kështu ka bërë të ditur Policia e Kosovës në raportin e saj ditor, derisa dy persona janë dërguar në mbajtje.
“Podujevë, 13.03.2022-11:55. Viktima femër kosovare ka raportuar se, dy të dyshuarit meshkuj kosovarë ( vjehrri dhe kunati) kanë ushtruar dhunë fizike dhe psikike ndaj saj. Palët janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit, viktima me dy fëmijët e saj është dërguar në strehimore ndërsa dy të dyshuarit janë arrestuar dhe dërguar në mbajtje”, ka njoftuar Policia./Llapi.info






