Lokale - eSIMy

Tre persona janë rrahur mes vete rreth orës 12:00 në fshatin Sfeçël të Komunës së Podujevës, raporton Llapi.info.

Rastin e ka konfirmuar edhe Policia e Kosovës në raportin e  saj ditor, ndërkohë që njëri prej tyre ka pësuar lëndime trupore.

“Janë arrestuar tre të dyshuar meshkuj kosovarë, pasi që të njëjtit pas një mosmarrëveshje janë rrahur në mes veti .Si pasojë e rrahjes njëri nga të dyshuarit ka pësuar lëndime trupore dhe ka pranuar tretman mjekësor “, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës.

Tutje, sipas PK-së, dy nga të dyshuarit me vendim të prokurorit dërgohen në mbajtje, ndërsa njëri nga ta lirohet në procedurë të rregullt./Llapi.info