Klinika e Neonatologjisë e Qendrës Klinike Universitare të Kosovës nga sot do të ketë një aparat ultra sonografi ( ultrazë) i cili do të lehtësojë diagnostifikimin e foshnjave të porsalindura.

Ultrazëri është donacion nga Banka Raiffeisen dhe Aksioni për Nëna dhe Fëmijë.

Me rastin e dorëzim- pranimit të këtij donacioni, Ministri i Shëndetësisë, Uran Ismaili, falënderoj donatorët, duke shtuar se ky donacion është i mirëseardhur për Klinikën e Neonatologjisë.

Ai mes tjerash tha se ministria që drejton në bashkëpunim edhe me Shërbimin Spitalor dhe Klinik Universitar të Kosovës, po punon intensivisht që të bëhen përmirësime të vazhdueshme.

Ministri Ismaili theksoi se gjatë këtij viti do të blihen aparatura dhe do të ketë përmirësime në infrastrukturë, e që do të lehtësojnë punën e stafit shëndetësorë, i cili edhe pse në kushte të vështira po japë kontribut të madh.

Në anën tjetër, Robert Ëright, drejtor i Raiffeisen Bank për Kosovë, theksoi në fokus të Bankës janë edhe ndihmesat dhe donacionet në fusha të ndryshme

Kurse, Basri Sejdiu, drejtor i Shërbimit Spitalor dhe Klinik Universitar të Kosovës, vlerësoj shumë të rëndësishëm këtë donacion, duke theksuar se përmes tij do të bëhet më i lehtë diagonstimi i patogjive të ndryshme tek foshnjat e porsalindura