Ushtruesja e detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu, ka ftuar në takim familjet e ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Burime të IndeksOnline brenda Presidencës bëjnë me dije se Haxhiu iu ka dërguar ftesë për takim familjes Thaçi, Selimi, Krasniqi e Veseli.
Takimi pritet të mbahet brenda kësaj jave, teksa orari s’është caktuar ende.
Takimi vjen pas verdiktit të padrejtë që Gjykata Speciale dha ndaj ish-krerëve të UÇK-së.
Kujtojmë se të mërkurën e 16 shtatorit, Specialja dënoi me 25 vjet burg Hashim Thaçin dhe Jakup Krasniqin. Kadri Veseli u dënua me 18 vjet burg, sakaq Rexhep Selimi me 13 vjet sosh.






