Ka ndërruar jetë sot kampioni i aeronautikës Hizdri Gubetini nga Podujeva, njofton Llapi.info.
Kështu ka bërë të ditur në një postim në Facebook, kreu i Komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi, i cili ka shprehur ngushëllime familjes.
“Me pikëllim të madh mora lajmin për ndarjen nga jeta të kampionit të aeronautikës, llapjanit Hizdri Gubetini. Ai përderisa po i rendiste sukseset e njëpanjëshme në paragllajdizëm në arenën ndërkombëtare, ai na la papritmas përgjithmonë. Si kryetar i komunës ju shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes Gubetini, miqve të të ndjerit dhe gjithë sportistëve e sportdashësve të aeronautikës”, ka shkruar Bulliqi.
Sportisti Hizdri Gubetini nga Federata Aeronautike e Kosovës e kishtev zënë vendin e parë në aktivitetin me të madh botëror që është mbajtur në Turqi, i njohur si “Oludeniz Air Game Festival”. Hizdri Gubetini e kishte marrë vendin e parë nga 55 pilotë botërorë që kanë marrë pjesë në këtë garë, të mbajtur në muajin tetor./Llapi.info






